“De Silvën e kërkojnë 3 klube”, Ndreu: Ishim në presion të madh, ju tregoj skuadrën më të fortë të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2021 | 18:14

“De Silvën e kërkojnë 3 klube”, Ndreu: Ishim në presion të madh, ju tregoj skuadrën më të fortë të kampionatit

Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, u shpreh tepër i lumtur për pikën e marrë në transfertë ndaj Teutës. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës krutane u shpreh:  

bandicam 2021-03-13 18-07-07-470

OBJEKTIVAT- E kam përsëritur shpeshherë që objektivi jonë këtë sezon është të qëndrojmë në Superiore dhe të shesim 2-3 lojtarë që kemi në treg. Nëse realizojmë këto objektiva jemi shumë mirë.

Është problem kur skuadra është e ndërtuar rishtas, me lojtarë që duan kohë të përshtatet. Duke mos e njohur mirë njëri-tjetrin ka lojtarë që kanë luatje të forta. Çela dhe Bardhi janë lojtar stabël që i bëjnë ndeshjet njësoj. Këta të rinjtë nuk e kuptojnë që loja e futbollit është të marrësh rezultatet. Kjo na jep ato lëvizjet, lartë e poshtë. Po të ishim më të kujdesshëm në pjesën e parë, mund ta kishim kaluar lojën në favorin tonë.

VENDI I PARË- Vetë klasifikimi e tregon. Laçi për mua është skuadra më e mirë, ka lojtarë me shumë nivel, po ashtu dhe Partizani, është dhe Tirana dhe Kukësi. Në futboll duhen pikët. Partizani dhe Laçi janë shumë afër kreut, dhe Teuta nuk duket më mbrapa, po ato të dyja janë më të mira.

FITORJA E BYLISIT- Ne nuk e kemi siguruar matematikisht qëndrimin. Nëse gabuam me Tiranën në fushën tonë dhe dje fitoi Bylisi, ishte presion shumë i madh për ne. Skuadrat poshtë kanë marrë pikë me skuadra të forta. Na janë afruar ekipet poshtë. Nuk më trembin skuadrat e tjera, unë e shoh nivelin e skuadrës, të jemi të sinqertë. Gjithmonë kam frikë skuadrën time. Unë mendoj që duhet të jemi shumë të kujdesshëm me pikët. Ka shumë ndeshje në lojë.

DE SILVA- Ka 2-3 klube që e kërkojnë. Është një sulmues shumë i mirë. I vetmi lojtar që ka 20 javë që nuk ka munguar në 20 ndeshje. Është një lojtar i rrallë që kam kaluar nëpër duar. Është punëtor, ka bërë hapa shumë të mëdhaja përpara. Nëse do të biem në shifrat e presidentit do ta shesim. Kemi pasur edhe për Bardhin, shpresojmë që edhe ai të lëvizë, por të shikojmë.

BARAZIMI – Bojom nuk është në gjendjen e vetë më të mirë, por duke pasur parasysh që Teuta do të hidhej në sulm me topa të gjatë. Bojom është lojtar i fortë në ajër, e shtyva Shkallën pak më para. Të gjitha ndërrimet, i dhanë impulsin lojës, në fazën e mbrojtjes ishim perfekt”, u shpreh Ndreu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"