De Biazi i kujton bilancet Francës: Ju kemi mundur, luajmë pa frikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2016 | 20:54

De Biazi i kujton bilancet Francës: Ju kemi mundur, luajmë pa frikë

Dy ditë para ndeshjes ndaj Francës trajneri Xhani De Biazi premton surpriza. Kuqezinjtë do të përballen të mërkurën (ora 21:00) me “gjelat” në Lion, në kuadër të takimit të dytë të vlefshëm për Grupin A.

IMG-20160603-WA0021Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, futbollistët janë treguar optimistë për një rezultat pozitiv ndaj Francës, referuar edhe përballjeve të luajtura në miqësore.

“Hera-herës në futboll ndodhin surpriza. Një vit më parë e mposhtëm Francën në Shqipëri. Përballë tyre kemi luajtur gjithmonë mirë, duke barazuar edhe në Rennes në vitin 2014. Këtë herë do të jetë ndryshe, por pa frikë, do të luajmë shanset tona”,-ka thënë De Biazi për “Sky Sport”.

Trajneri i kuqezinjve pranoi se rezultati ndaj Zvicrës ishte zhgënjyes, paçka se luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 36’ e pjesës së parë.

“Jemi të zhgënjyer për rezultatin në debutim, sepse me gjithë inferioritetin numerik që kërkon ta hedhë sa më shpejt pas shpine ndeshjen në Lens luajtëm mirë. Krijuam dy raste të pastra për gol, mbi të gjitha në minutat e fundit me Gashin.

Humbja na la shije të hidhur, por në fushë skuadra tregoi më tepër aspekte pozitive sesa negative. Përjetuam një atmosferë të zjarrtë dhe shumë tifozë që në mbështetën dhe kjo shtoi peshën dhe tensionin te skuadra. Edhe pse me 10 lojtarë, në pjesën e dytë ekipi luajti mirë, duke provuar të ndërtonte lojë dhe krijoi raste për gol. Kjo ishte përgjigja më e mirë”,-ka thënë De Biazi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"