Daniel Xhafaj rikthehet te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2014 | 16:01

Daniel Xhafaj rikthehet te Dinamo

Daniel XhafajBomberi” i Superiores për disa sezone radhazi, Daniel Xhafaj, ka zbritur dje në fushën e ishkompleksit “Dinamo” për t’u stërvitur me 18 herë kampionët e vendit. Ai është pranuar nga stafi teknik që t’i bashkëngjitet skuadrës, ndërsa mendohet se do të jetë një opsion përforcimi për merkaton e janarit. Vlonjati e ka kartonin në Shqipëri e është lojtar i lirë dhe si i tillë mund të firmosë dhe federohet te Dinamo pa kurrfarë problemi në bazë të rregullores së FSHF-së. Ndërkohë, për Xhafajn administratori Saliaj u shpreh: “Është nder dhe kënaqësi për ne të kemi një ish-kampion të Dinamos sërish në skuadër për të dhënë kontributin në këtë kategori. Lojtari ka shprehur dëshirën për t’u stërvitur, ndërsa kemi dëshirë që ta mbajmë këtu. Mirëpo, lojtari ka thënë se nëse nuk do të ketë ofertë më të rëndësishme, ai do të qëndrojë me ne në vijim. Në janar pritet që ta zgjidhim këtë çështje”.
Ferraj – Të mërkurën, mesfushori i krahut të majtë, Nertil Ferraj, ka pasur një përplasje me zëvendëstrajnerin Rodenc Asllani në stërvitje, çka i ka sjellë dhe pezullimin e papërcaktuar në prag të sfidës me Bylisin. Për këtë çështje, gazeta ka kontaktuar administratorin Ismet Saliaj, i cili thotë: “Ferraj është përplasur në stërvitje me ndihmësin Rodenc Asllanaj, ndaj është parë e arsyeshme që të pezullohet për këtë ndeshje që do të luajmë në Ballsh”.
ERJON HAMITAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"