Dalja e gabuar ndaj Romës në derbi, Strakosha: Ishte gabimi im, falënderoj shokët që …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 19:16

Dalja e gabuar ndaj Romës në derbi, Strakosha: Ishte gabimi im, falënderoj shokët që …

Tomas Strakosha ishte protagonist i një episodi të pakëndshëm, në ndeshjen mes Lacios dhe Romës. Në minutën e 26-, portieri shqiptar bëri një dalje të pa menduar, e cila u shfrytëzua nga sulmuesi i Romës, Edin Xheko, me këtë të fundit që e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin të tijve. 


strakosha

Ndeshja u mbyll me shifrat 1-1, kjo edhe për shkak të një gafe të portierit të Romës, i cili i mundësoi Lacios të barazonte shifrat. Ditën e sotme Strakosha e ka pranuar gabimin e tij, teksa nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ka falënderuar edhe shokët e ekipit. “ Falënderoj të gjithë shokët e mi që vazhduan lojën pas gabimit tim.”, shkruan Strakosha.

Një mbështetje portieri e ka marrë edhe nga lojtari më i mirë i ekipit, Çiro Imobile. Ky i fundit i ka komentuar Strakoshës në postimin e tij, duke thënë: “Ne jemi një familje dhe në familje e ndihmojë njëri-tjetrin.”

Pas gabimit të bërë, Strakosha mblodhi forcat dhe ishte vendimtar për Lacion me disa pritje spektakolare të bëra, duke i mohuar fitoren Romës.


View this post on Instagram

Ringrazio tutti i miei compagni che hanno ripreso la partita dopo un mio errore??

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"