Çudira shqiptare, Lushnja pa portier rezervë në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 20:38

Çudira shqiptare, Lushnja pa portier rezervë në Korçë

Klubi lushnjar funksionon si Akademi me të ardhura që parashikohen sipas një projekt-plani vjetor. Akademia verdhëjeshile nuk funksionon ashtu siç duhet dhe problem nuk është vetëm infrastruktura shumë e dobët, por edhe mungesa e elementit. Kriza më e madhe është mungesa e portierëve.

Bejte

Drejt Korçës Lushnja ka udhëtuar vetëm me Bejten, dhe nuk ka patur portierë rezervë. Spaho dhe Bejte janë të vetmit portierë të federuar në 25-en e verdhëjeshilëve.

Por, Spaho ishte i skualifikuar dhe në Korçë ka qënë vetëm Bejte. Po kështu edhe skuadrat e U-19 dhe U-17 të Lushnjës kanë nga vetëm një portier dhe mungesa e gardianëve është e dukshme në Akademinë e verdhëjeshilëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"