“Corriere Dello Sport” vë notat, shqiptarët më të mirë se Pogba

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2016 | 14:33

“Corriere Dello Sport” vë notat, shqiptarët më të mirë se Pogba

Gazeta sportive italiane “Corriere Dello Sport”, ka përpiluar klasifikimin e futbollistëve të kampionatit italian që kanë luajtur me kombëtaret e tjera në Euro 2016 në bazë të paraqitjeve të tyre. Sipas kësaj gazete, “ylli” i këtij klasifikimi është kroati Ivan Perishiç i Interit që ka shkëlqyer në tre ndeshjet në grupe, duke merituar notën 8.

Por ajo që bie në sy është edhe vlerësimi i lartë për futbollistët shqiptarë, duke filluar nga Ajeti, për të vazhduar me Memushajn, Hysajn e Berishën,  të gjithë me nota pozitive dhe të gjithë më lart në klasifikim se sa ylli i Juventusit dhe Francës, Pol Pogba.

4000

Ajeti renditet në vendin e 6, me notën 7. “Është një nga surprizat e Europianit. Për sa kohë që është në fushë, Shqipëria përballon Francën. Në zonën e rreptësisë është një gjigand. Dhe luan në të njëjtin nivel edhe kundër Rumanisë”, shkruhet për të.

1880032-39597633-2560-1440

Memushaj mban vendin e 9 në këtë klasifikim, me notën 6,5. “Godet shtyllën ndaj francezëve dhe organizon kundërsulme. Përmirëson rendimentin përballë Rumanisë”, është komenti për mesfushorin.

Hysaj

“Vetëm” vendi i 13 për Elseid Hysajn, me notën 6,5. “I jep forcë dhe shtyn Shqipërinë në debutim, ndërsa ndalon Marsial në ndeshjen e dytë. Gjithmonë në një nivel të mirë ndaj Rumanisë, në fitoren e parë, ndonëse të pavlerë, të kombëtares së tij”, shkruan e përditshmja sportive italiane.

Berisha Shar

Vendi i 19 i përket portierit Berisha, i cili meriton notën 6 për turneun. “Gabimi te goli zviceran është i rëndë por e merr veten me disa ndërhyrje vendimtare. Më mirë në ndeshjen e dytë, nuk ka faj te golat. Pa probleme në ndeshjen e tretë me Rumaninë”.

 

Renditja e plotë e “Corriere Dello Sport”:

  1. I. Perishiç (Inter/Kroaci) 8
  2. A. Morata (Juventus/Spanjë) 7,5
  3. J. Blaszczikovski (Fiorentina/Poloni) 7,5
  4. M. Hamshik (Napoli/Sllovaki) 7
  5. N. Kaliniç (Fiorentina/Kroaci) 7
  6. A. Ajeti (Frosinone/Shqipëri) 7
  7. M. Brozoviç (Inter/Kroaci) 7
  8. S. Khedira (Juventus/Gjermani) 6,5
  9. L. Memushaj (Peskara/Shqipëri) 6,5
  10. M. Badelj (Fiorentina/Kroaci) 6,5
  11. M. Manxhukiç (Juventus/Kroaci) 6,5
  12. K. Glik (Torino/Poloni) 6,5
  13. E. Hysaj (Napoli/Shqipëri) 6,5
  14. B. Xhemajli (Xhenoa/Zvicër) 6,5
  15. D. Mertens (Napoli/Belgjikë) 6
  16. I. Strinic (Napoli/Kroaci) 6
  17. V. Shczesnji (Roma/Poloni) 6
  18. V. Kirishes (Napoli/Rumani) 6
  19. E. Berisha (Lacio/Shqipëri) 6
  20. R. Naingolan (Roma/Belgjikë) 6,5
  21. P. Pogba (Juventus/Francë) 6
  22. S. Lihtshtajner (Juventus/Zvicër) 6
  23. J. Kuçka (Milan/Sllovaki) 6
  24. S. Vrsaljko (Sasuolo/Kroaci) 5,5
  25. E. Halfredson (Verona/Islandë) 5,5
  26. C. Tatarusanu (Fiorentina/Rumani) 5,5
  27. P. Evra (Juventus/Francë) 5,5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"