Çmenduri e Xhakës, refuzon takimin me Kristian Panuçin. Largim përfundimtar nga kombëtarja?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2017 | 15:46

Çmenduri e Xhakës, refuzon takimin me Kristian Panuçin. Largim përfundimtar nga kombëtarja?

Mesfushori Taulant Xhaka u largua para disa muajsh nga kombëtarja shqiptare duke pretenduar se sjellja jo e drejtë e trajnerit Xhani De Biazi karshi tij e shtyu të merrte vendimin që të mos ishte më pjesë e kuqezinjve për aq kohë sa italiani do të ishte në krye.

xhaka

Me emërimin e Kristian Panuçit në krye të Shqipërisë, futbollisti i parë që pritej të afrohej në skuadër ishte Xhaka, megjithatë ky i fundit duket se nuk e ka pasur me De Biazin problemin në kombëtare.

“Panorama Sport” ka mësuar se takimi i shumëpërfolur që do të zhvillohej dje mes Panuçit dhe Xhakës në Bazel nuk ka ndodhur. Trajneri i kombëtares e ka pritur për më shumë se 3 orë futbollistin, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje duke mos iu përgjigjur telefonatave të italianit.

panuci

Panuçi ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes së djeshme në kampionatin zviceran mes Bazelit dhe Luzernës për të ndjekur nga afër Xhakën dhe për të zhvilluar më pas një takim me të ku do të dikutohej kthimi në kombëtare. Mesfushori nuk u aktivizua për asnjë minutë në takimin e djeshëm, madje pati dhe një debat me disa tifozë gjatë stërvitjes pas ndeshjes.

Ky veprim i Xhakës e ka lënë padyshim të shokuar Kristian Panuçin, i cili tashmë me shumë mundësi ia ka mbyllur derën e kombëtares përfundimisht mesfushorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"