Çfarë nuk u pa në TV/ Tifozëri e pakët, por ‘vdesin’ të bëhen trajnerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2016 | 20:28

Çfarë nuk u pa në TV/ Tifozëri e pakët, por ‘vdesin’ të bëhen trajnerë

Tifozëri e paktë në numër, por e zjarrtë, “sindroma e trajnerit” nga ana e tifozëve në stadium dhe mungesa e politikanëve në tribunën e “Elbasan Arena”-s.

14051724_542618472599220_2218453222655982908_nIsh-drejtori i kuq, Dritan Dervishi, i cili sheh ndeshjen me Lysien Nurishmin dhe nuk harron të bëjë batuta në lidhje me Partizanin.

Pa harruar as disa tifozë specialë shurdhmemecë që ndoqën nga afër këtë sfidë. Të gjitha këto dhe jo vetëm ishin disa nga pikantet e ndeshjes, që nuk u panë në TV.

14095785_542627422598325_4705081387405786949_n

– Duke qenë një sfidë e nivelit ndërkombëtar, edhe pse nuk është se paraqitej ndonjë rrezik në veçanti, forcat policore kanë bërë kontroll të imtësishëm në ambientet e stadiumit me qentë antieksplozivë – Interesimi në shkallët e stadiumit ka qenë shumë i pakët, por gjithsesi nuk mungoi tifo-grupi “Ultras Guerrils”, të cilët u zhveshën dhe gjatë gjithë ndeshjes përkrahën skuadrën e tyre. Interesimi i dobët lidhet edhe me rezultatin e ndeshjes së parë, 0-4 për rusët. Në fund, ata duartrokitën skuadrën me lojtarët që shkuan pranë tyre.

– Në stadium nuk ka munguar as ish-drejtori i Partizanit, aktualisht i Kukësit, Dritan Dervishi. Gjatë gjithë kohës qëndroi në një nga ambientet e stadiumit nën shoqërinë e shefit të garave në FSHF, Lysien Nyrishmi. Në një moment, Dervishi ka bërë një batutë me gazetarin

Pano Xhixho. “Kam ardhur të marr një lojtar të kuq”, – i tha Dervishi. “Ta harrosh”, – ia kthen Xhixho.

– Tekniku italian i Partizanit qëndroi gjatë gjithë kohës në këmbë, duke dhënë udhëzime për të tijtë. Në disa raste nuk mungoi as nervozizmi me gjyqtarin, ku iu hakërrua atij të katërt. Ndërsa homologu i tij rus, Kononov, rrallëherë u pa të dilte nga pankina. Rezultati i ndeshjes së parë ia lejonte këtë komoditet.

– “Sindroma e trajnerit” te tifozët shqiptarë u vu re edhe në sfidën e mbrëmshme, teksa tifozë të kuq nga tribunat jepnin shpesh udhëzimet për futbollistët në fushë.

– Në shkallët e stadiumit nuk munguan as tifozët rusë, të cilët kishin ardhur për të mbështetur skuadrën e tyre. Numri i tyre ishte i paktë, saqë numëroheshin me gishtat e dorës, të akomoduar në sektorin e veçantë për miqtë. – Idriz Batha bënte herë pas here edhe përkthyesin midis Bertonit dhe pjesës tjetër të skuadrës, gjatë zhvillimit të ndeshjes.

– Në stadium për të ndjekur sfidën e Partizanit dhe Krasnodarit ishte edhe një grup personash me aftësi të kufizuara (shurdhmemecë), të cilët gjatë gjithë kohës komunikonin me anë të shenjave midis tyre. – Ndryshe nga sfidat e tjera të Partizanit, ra në sy mungesa e politikanëve që njihen si tifozë të kësaj skuadre. Gjithsesi, në stadium nuk mungoi presidenti i të kuqve, Gaz Demi.

– Interesimi i gazetarëve shqiptarë ka qenë i pakët në këtë ndeshje, ndërsa ai i rusëve ishte i konsiderueshëm, duke llogaritur që në sfidat e kaluara në Europë nuk ka pasur shumë interes të skuadrës mike.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"