Çelsi dhe Ulvërhempton e duan në ekipet e tyre, në garë për lojtarin shqiptar futen edhe dy klube të mëdha franceze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 13:34

Çelsi dhe Ulvërhempton e duan në ekipet e tyre, në garë për lojtarin shqiptar futen edhe dy klube të mëdha franceze

Edon Zhegrova është një nga lojtarët më premtues te Kosova, teksa që në një moshë të re është duke treguar paraqitje shumë të mira.edon-zhegrova-ya-levanta-pasiones_144722

Këtë sezon, sulmuesi luan i huazuar te Bazeli, teksa kartonin e tij e zotërojnë belgët e Genk. Megjithatë në sezonin e ardhshëm, lojtarin mund të shohim në një ekip të ri, pasi disa skuadra janë vënë në gjurmët e tij.

“Footmercato”, raporton se Çelsi dhe Ulverhempton e ndjekin prej kohësh lojtarin, por nuk janë vetëm këto dy klube që duan shërbimet e Zhegrovës.

Zhegrova556

Thuhet se në gjurmët e 21-vjeçarit janë vënë edhe sy klube franceze, si Marseja dhe Lilë, që gjithashtu duan të marrin shërbimet e lojtarit kosovar. Mesa duket merkato e verës do jetë shumë aktive për Zhegrovën, që duhet të zgjedhë se ku do vazhdojë karrierën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"