“Çdo ekip ka nevojë për lojtarë me eksperiencë dhe mentalitet tjetër”, trajneri Josa tregon shkaqet e humbjes së Laçit me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 16:07

“Çdo ekip ka nevojë për lojtarë me eksperiencë dhe mentalitet tjetër”, trajneri Josa tregon shkaqet e humbjes së Laçit me Egnatian

Vazhdon makthi i Laçit ndaj Egnatias, pasi rrogozhinasit duket se ua kanë marrë dorën kurbinasve edhe në shtëpinë e tyre. Trajneri Mirel Josa, në intervistën e dhënë për “MCN” pas humbjes 2-0 me Egnatian tregoi se çfarë nuk shkoi sot dhe se çfarë pret në vazhdimësi nga ekipi.

bandicam 2023-11-28 15-49-37-117

Ja prononcimi i trajnerit Mirel Josa:

Për mendimin tim duhet të ishim më të saktë kur fitonim topin në mesfushë ose në krahët e sulmit. Ky ishte problemi kryesor që pati ekipi sot.

Ne u munduam të shpreheshim kur të fitonim topin, por aty duhet të ishim më efikase. Duhet të merrni,  zonat e kundërshtarit kur i linte bosh pasi mbrojtësit e krahëve dilnin lart dhe ne nga krahët  duhet të sulmonin.

Pas golit i bëmë përpjekjet tona, por duhet të ishim më të qartë dhe të freskët kur dilnim përpara në 30 metrat e fundit të zonës së kundërshtarit.

Të rinjtë a e përballojnë kampionatin?

Ky është një problem që çdo ekip ka nevojë për lojtarë me eksperiencë dhe mentalitet tjetër në lojë. Në këto momente, lojtarët kryesor duhet të japin maksimumin në ekip. Nëse kemi mundësi të sjellim lojtarë të tjerë,  ky është një problem që  nuk më takon mua.

Golat te shtylla e dytë?

Golat në shtyllën e dytë erdhëm pasi kishim problemin e Ndrecës që ngrihet në pozicion dhe dihet loja e tij. Nuk u dublua mirë krahu, edhe spastrimi i zonës duhet të ishte më i mirë. Kundërshtari goditi në pozicion diagonal dhe për zotësinë e tij.”

PANPRAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"