“Buzëqesh” Tite, mbrojtësi i Brazilit gati për ndeshjen ndaj Kroacisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 14:22

“Buzëqesh” Tite, mbrojtësi i Brazilit gati për ndeshjen ndaj Kroacisë

Për trajnerin Tite problemet me dëmtimet duket se kanë përfunduar me largimin e Gabriel Zhezusit dhe Aleks Telesit, duke qenë se pas Nejmarit dje ka qenë dita e Aleks Sandros që të kalojë plotësisht dëmtimin e tij dhe të jetë gati për çerekfinalet me Kroacinë.

ALEKS SANDRO 1

Mbrojtësi i majtë i Juventusit është titullar në sytë e trajnerit të Brazilit, siç treguan dy ndeshjet e para, kështu që me shumë mundësi, nesër pasdite do të jetë normalisht në fushë nga minuta e parë.

Për sa i përket pjesës tjetër të formacionit, Tite me shumë mundësi do të konfirmojë skuadrën që shkatërroi Korenë e Jugut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"