“Brojën dhe Asllanin i keni mbivlerësuar”, Reja nuk fshihet: Vërtet luajnë te Çelsi e Interi, por kurrë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2022 | 21:41

“Brojën dhe Asllanin i keni mbivlerësuar”, Reja nuk fshihet: Vërtet luajnë te Çelsi e Interi, por kurrë…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, duket se nuk është fshehur për sa i përket Armando Brojës dhe Kristjan Asllanit, të cilët i quan të mbivlerësuar.

reja broja asllani

Gjithashtu për sulmuesin e Çelsit, ai shprehet se nuk është një lojtar që do të fillojë gjithmonë në formacion me Kombëtaren.

“Për mua Armando Broja është një lojtar siç janë të gjithë të tjerët. Sigurisht që është një hap përpara të tjerëv për shkak të fizikut të tij dhe aftësive që zotëron, por nuk ndahet nga pjesa tjetër. Nuk ka asnjë histori mes meje dhe tij, por jeni ju që jepni mbivlerësime për disa lojtarë. Broja vërtet luan te Çelsi, por luan nga 20-30 minuta dhe duhet të gjejë kondicionin. E njëjta gjë edhe për Asllanin te Interi, që luan vetëm nga një pjesë. Broja nuk e ka ritmin e garës. Luan 20 minuta, por kurrë 90. Nuk ka luajtur asnjë ndeshje të vetme nga fillimi. Është si puna e dritës që herë ndizet dhe herë fiket”, ishin fjalët e Rejës për emisionin “Skaner” në “MCN.TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"