Broja-Fullhem, gjithçka mbyllet keq. Vendimi i sotëm i trajnerit tregon qëndrimin e klubit londinez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 23:55

Broja-Fullhem, gjithçka mbyllet keq. Vendimi i sotëm i trajnerit tregon qëndrimin e klubit londinez

 

Armando Broja me sa duket nuk do të ketë mundësi aktivizimi te Fullhem në vijimin e këtij sezoni. Klubi londinez, edhe pse e afroi në merkaton e janarit, nuk ka ndër mend të shfrytëzojë aftësitë e sulmuesit shqiptar, teksa trajneri Marko Silva vazhdon që të mos i besojë atij.

broja

Për ndeshjen e sotme ndaj Shefilld, Broja është lënë përsëri pushim, duke mos u grumbulluar nga trajneri portugez. Një qëndrim që bën shumë të qartë se nuk do të ketë hapësira për futbollistin shqiptar në javët në vijim, duke parë formën e titullarit Muniz, por edhe kthimin nga dëmtimi të Himenez.

Në këtë situatë, Broja duhet tashmë thjesht të mendojë si të jetë në formë më të mirë fizike për grumbullimin e Kombëtares që nis në maj para Europianit, pasi hapësirat e tij për aktivizim te Fullhem do të jenë minimale edhe si zëvendësues në rastin më të mirë të mundshëm në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"