Bie pista Shkëmbi, Liria e Prizrenit i beson stolin ish-trajnerit të Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 15:49

Bie pista Shkëmbi, Liria e Prizrenit i beson stolin ish-trajnerit të Vllaznisë

Skuadra e Lirisë së Prizrenit i ka dhënë fund dilemave për trajnerin e ri pas largimit të turkut Nedim Yigit, teksa stoli i është besuar ish-teknikut të Vllaznisë, Mirsad Jonuz. 

jonuz

Ka rënë kështu pista për një rikthim të mundshëm të Bledi Shkëmbit, emri i të cilit u lakua së fundmi në mediat kosovare, por në fund drejtuesit zgjodhën 61-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut.  

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe Jonuz ka firmosur kontratë deri në fund të edicionit, ku misioni i tij do të jetë mbijetesa. 

Jonuz ka punuar në shumë skuadra, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku ka drejtuar Rabotniçkin e Podebën. Ka punuar edhe në Qipro e Greqi, te skuadrat Nea Salamis, Famagusta e Aiginiakos. Ai gjithashtu ka qenë edhe trajner i Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa së fundmi, ka drejtuar në Katar skuadrën e Lusailit. 

Jonuz prej vitit 2009 deri në vitin 2011 ka qenë trajnerii Maqedonisë së Veriut, ndërsa më herët ka drejtuar edhe ekipin U21 për gjashtë vjet. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"