Befasoi si “xhol” te Besa, oferta pa fund për Lilën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2021 | 13:39

Befasoi si “xhol” te Besa, oferta pa fund për Lilën

Bledar Lila ishte “befasia” e Besës në sezonin që lamë pas. Nga ndeshja në ndeshje erdhi duke rritur grintën dhe cilësinë e lojës, duke u kthyer në një titullar të domosdoshëm për formacionin verdhezi.

tomori-besa

Në pozicionin e tij klasik si mesfushor i djathtë, ai u përdor shpesh edhe në role të tjera. Sipas nevojave, trajnerët Mërgjyshi dhe Kashami e spostuan edhe mbrojtës të majtë dhe rrallëherë në qendër të mbrojtjes. Paraqitja e tij e mirë bëri që të merrte vlerësimet maksimale dhe nga kundërshtarët e rivalët. Në këtë kohë merkatoje, disa klube kanë shprehur interesimin për shërbimet e 20-vjeçarit.

Por, Lila ka një kontratë që e lidh me klubin dhe gjithçka do të jetë në dorën e presidentit Nexhat Bizhdili. Varet prej tij nëse do ta lejojë ose jo largimin e peqinasit nga Kavaja. Kujtojmë se nga radhët e ekipit janë lënë të lirë mbrojtësit Egzon Shimaj dhe Alessandro Kacbufi drejt ekipeve të Kategorisë Superiores. Mbetet për të pritur e për të parë nëse të njëjtin fat do të ketë edhe Bledar Lila apo do të vijojë të mbetet edhe këtë sezon me kavajasit.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"