Basketboll Femra/ Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë për herë të 24-t

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2022 | 19:57

Basketboll Femra/ Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë për herë të 24-t

Flamurtari është shpallur kampion i Shqipërisë në basketboll për femra.

3423

Vlonjatet e trajneres Elona Hasanaj e kanë fituar 3-0 serinë e finaleve kundër Partizanit, teksa në takimin e sotëm në Vlorë kanë triumfuar me rezultatin e thellë 94-58 (27-8, 18-16, 25-11, 24-23), duke e mbyllur me festë para publikut të tyre.

Me katër lojtare të huaja në përbërje, Flamurtati është shfaqur dominues gjatë të gjithë sezonit, duke e ruajtur kështu kurorën e kampionit.

Ky është titulli numër 24 në histori për Flamurtarin. Dominimi skuadrës vlonjate në basketbollin shqiptar ka qenë absolut pas viteve 2000, teksa në 18 sezonit e fundit Flamurtari regjistron plot 15 tituj kampionë.

3453535 34534535 3533 34535345 453535

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"