BASKET FEMRA/ Finale dramatike në Kupë, Flamurtari mposht në sekondën e fundit Partizanin mes polemikave. Bojkot në ceremoninë e medaljeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 18:27

BASKET FEMRA/ Finale dramatike në Kupë, Flamurtari mposht në sekondën e fundit Partizanin mes polemikave. Bojkot në ceremoninë e medaljeve

Flamurtari është fitues i Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra për edicionin 2024. Vlonjatet mundën në finalen e zhvilluar në fushën e tyre Partizanin me rezultatin 80-79 (16-24, 20-18, 25-19, 19-18), një takim dramatik, që u vendos në sekondën e fundit në favor të Flamurtarit.

flamurtari femra basketboll

Ndonëse ishin të kuqet ato që e nisën më mirë, duke kryesuar në pjesën e parë, vlonjatet reaguan në gjysmën e dytë, ndërsa gjithçka do të vendosej nga një kosh në sekondën e fundit i kapitenes Tea Memushi.

Por në këtë finale nuk munguan as polemikat, me Partizanin që pati pretendime të mëdha për gjykimin, si për aksionin e fundit që solli përmbysjen, por edhe për shumë momente të tjera gjatë lojës. Madje në shenjë proteste kryeqytetaset nuk u paraqitën as në ceremoninë e medaljeve.

flamurtari femra basketboll

Ky ishte trofeu i 21-të i Kupës së Shqipërisë për Flamurtarin, me vlonjatet që e nisin kështu vitin me festë para publikut të tyre të zjarrtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"