Bardheblutë, mbledhje për situatën dhe objektivat! Ja si pritet të rreshtohet Tirana kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 9:21

Bardheblutë, mbledhje për situatën dhe objektivat! Ja si pritet të rreshtohet Tirana kundër Teutës

Tirana do të luajë sot në mesditë me Teutën për një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Duke parë gjendjen, skuadra të hënën ka zhvilluar një mbledhje me ekipin.tirana

Si trajneri Erbim Fagu dhe drejtuesit kanë shkundur ekipin dhe kanë kërkuar qetësi nga skuadra. Mësohet se objektivi që i është vënë skuadrës është ndeshja e radhës dhe kalimi te fitorja. Vetëm kështu, Tirana mund të dalë nga kriza e rezultateve dhe të arrijë si “Final 4” dhe kualifikimin në Kupën e Shqipërisë.

TITULLARËT – Veç të dëmtuarve Meta dhe Najdovski, skuadra është në rregull. Problemi i vetëm i bardhebluve është sulmi. Goli i shënuar nga Nikqi, ka çuar trajnerin të mendojë për një balotazh mes Patrikut dhe Nikqit. Të shohim se cili do ta nisë lojën nga minuta e parë dhe nëse Tirana do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Në portë do të luajë Kozi, më pas Haxhiu, Hoxhallari, Lulaj, e Përgjoni. Në mesfushë Deliu edhe pse dje bëri vetëm vrap, Jonuzi dhe Lushkja. Sulmi do të jetë nga treshja Abazaj, Latifi dhe njëri prej dyshes Patrik-Nikqi Tirana nga ana tjetër do ta komplikojë edhe më shumë situatën nëse nuk fiton në sfidën e radhës në Kupë, por edhe në kampionat.

tr

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"