Barcelona kërkon pasardhësin e Çavit, inteligjenca artificiale zbulon 10 kandidatët më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 22:08

Barcelona kërkon pasardhësin e Çavit, inteligjenca artificiale zbulon 10 kandidatët më të mirë

Çavi Hernandez do t’i japë lamtumirën këtë verë Barcelonës, trajneri ka vendosur të largohet nga katalanasit pasi dukshëm skuadra nuk po ecën në rrugën që kërkonte ai dhe paraqitjet kanë lënë shumë për të dëshiruar në të gjitha kompeticionet.

cavi

Që tani, drejtuesit e klubit kanë nisur kërkimin e pasardhësit më të mirë të mundshëm të teknikut aktual, teksa shumë emra kanë nisur të qarkullojnë në media. Por kush është trajneri më i mirë i mundshëm për Barcelonën? Këtë e ka shpjeguar inteligjenca artificiale, nëpërmjet modeleve matematikore.

Jaroslav Krolevski, presidenti 38-vjeçar i Visla Krakovës në Poloni, i cili është një nga programuesit më të njohur në Europë, ka treguar për “Marca” se si një sistem kompjuterik, nëpërmjet përllogaritjes së të dhënave, ka ndërtuar listën me 10 kandidatë më të mirë të mundshëm për të marrë drejtimin e katalanasve, si më poshtë:

  1. Imanol Alguacil (Real Sociedad)
  2. Paulo Fonseka (Lilë)
  3. Tiago Mota (Bolonja)
  4. Stefen Baumgart (I papunë)
  5. Çabi Alonso (Bajer Leverkusen)
  6. Ruben Amorim (Sporting)
  7. Arne Slot (Fejenord)
  8. Roberto De Zerbi (Brajton)
  9. Vinçenco Italiano (Fiorentina)
  10. García Pimienta (Las Palmas)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"