Barcelona dhe Juventusi përgatiten për një shkëmbim të dytë midis tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 18:12

Barcelona dhe Juventusi përgatiten për një shkëmbim të dytë midis tyre

Barcelona ka kryer bisedime me Juventusin për të patur mundësinë të blejnë mbrojtësin Matia De Shiljo.
de shiljoo
Lajmi zbulohet nga media e njohur “Marca”, e cila shton ndër të tjera se bardhezinjtë janë të gatshëm të shesin futbollistin italian për 10 milionë euro. Ndërkohë, drejtuesit e Barcelonës ofrojnë mbrojtësin Nelson Semedo, të cilin katalanasit e kanë nxjerrë në shitje.

Palët po bashkëpunojnë prej kohësh rreth mundësisë për të kryer një tjetër shkëmbim Artur Melo-Pjaniç, por finalizimi me sukses i këtyre operacioneve do të përcaktohet nga çmimet e vendosura për futbollistët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"