Barazimi në javë e parë të kampionatit, Tomori akuzon: Pogradeci luajti edhe me… arbitrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 13:48

Barazimi në javë e parë të kampionatit, Tomori akuzon: Pogradeci luajti edhe me… arbitrin

Qendërmbrojtësi i Tomorit, Enea Bitri, nuk është kurrsesi i kënaqur me barazimin e marrë ndaj Pogradecit. Sipas këndvështrimit të tij, liqenorët kanë qenë me shumë fat në këtë takim të javës së parë, duke iu shpëtuar të gjitha sulmeve të rrezikshme në portën e tyre.

enea bitri

Në një bisedë për “Panorama Sport”, futbollisti Bitri u shpreh se meritë për ata ka qenë edhe arbitri i kësaj sfide, duke e ndihmuar jo pak për të dalë me një pikë nga stadiumi “Bashkim Sulejmani”. “Nuk mund të jemi të lumtur me rezultatin e këtij takimi, mirëpo paraqitja ishte e shkëlqyer. Merituam më shumë nga kjo ndeshje, teksa meritë e pogradecarëve ka qenë vetëm arbitri i ndeshjes dhe asgjë tjetër.

Tomori

Kemi treguar superioritet në çdo drejtim, po kështu shkojnë gjërat në futboll dhe nuk mund të fitosh sa herë që jep maksimumin. Kundërshtari ishte vërtet me shumë fat në këtë përballje, ku edhe pse janë mbyllur në zonën e tyre përgjatë gjithë 90 minutave, përsëri topi nuk ka dashur të futet në rrjetë.

Mendoj se në këtë ndeshje ndikoj edhe paksa mungesa e kapitenit Ervis Çaço, si edhe e mesfushorit Sharavolli, që në qoftë se do të ishin të pranishëm gjërat do të shkonin shumë më ndryshe. Gjithsesi, ne bindëm me lojën tonë dhe besoj që rezultati do të vijë në ndeshjen e radhës.

Naftëtari? Nuk jam në dijeni se çfarë blerjesh kanë bërë, por di që kanë larguar shumë futbollistë të rëndësishëm. Ne e respektojmë sepse është një ndeshje derbi dhe si e tillë nuk pritet të jetë aspak e lehtë, mirëpo do të luajmë me bindjen e plotë për të marrë tri pikët”, përfundoi Bitri.

Eris Sylyku

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"