Ballkani me një këmbë grupet e Conference League, “arkitekti” Ilir Daja: Specialistët nuk po i zë gjumi, ja kujt i dedikohet triumfi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2023 | 23:01

Ballkani me një këmbë grupet e Conference League, “arkitekti” Ilir Daja: Specialistët nuk po i zë gjumi, ja kujt i dedikohet triumfi

Ilir Daja është padyshim “arkitekti” i suksesve të Ballkanit. Skuadra nga Suhareka, është shumë pranë grupeve të Ligës së Konferencës, për herë të dytë në historik. Kampionët e Kosovës, mposhtën mbrëmjen e sotme BATE Borisov me rezultatin 4-1. Në lidhje me këtë sukses foli edhe trajneri Daja, që në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport” u shpreh:  

Daja

“Mos mu bëj si disa specialistë në Kosovë, që kujtojnë vetëm humbjen ndaj Ludogorets.  Kjo fitore i shkon Emërllahut, sepse dje është operuar. Shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt me ekipin. E gjithë kjo fitore shkon për tifozët, që sot ishin të shumtë në Kosovë. Këta djem nuk dorëzohen kurrë. Në pjesën e parë kemi pasur 4-5 raste shënimi. Kemi pësuar një gol që futbolli i ka këtu, kundër një ekipi me shumë eksperiencë. Sot tregoi që brenda ekipit ka lojtarë goxha të mirë.  

Kemi dominuar mbi kundërshtarin në çdo lloj gjëje. Kemi humbur shumë më tepër gola se kemi shënuar. Mund të ishim pak më të ftohtë para portës, në mënyrë që të kishim shënuar. Gjithsesi një rezultat 4-1 kundrejt një kundërshtari me eksperiencë, është një fitore goxha bindëse që këta çunat e Ballkanit e meritojnë. Meritojnë një bravo të madhe se çfarë kanë bërë.  

Iliri

Vitin tjetër shtohet dhe një skuadër në Europë. Sukseset e Ballkanit përkthehen edhe në sukseset e Kosovës. Është ndeshje jonë e shtatë, kemi 6 fitore dhe vetëm 1 humbje. Le të merren specialistët me atë humbje, sepse nuk po i zë gjumi në darkë.  

Ne trajnerët nuk zbërthehemi nga ana tekniko-taktike. Kemi rregulluar diçka brenda manovrës tonë, që na rezultoi pozitive. Besoj që në pjesën e dytë korrigjuam të metën e vogël që kishim në pjesën e parë. E penguam BATE-n që të na vijë në aksione të rrezikshme. Suksese Kosova, sepse Ballkani e ka kaluar përfaqësimin e Suharekës. Ky urim shkon për të gjithë ata që na kanë mbetur, edhe në stadium edhe nëpërmjet televizionit”, u shpreh Daja.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"