Ballkani dhe Struga luajnë sot për fitore dhe histori, Daja dhe Duro optimistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2023 | 10:18

Ballkani dhe Struga luajnë sot për fitore dhe histori, Daja dhe Duro optimistë

Ballkani pret sot në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës kampionët e Bjellorusisë, BATE Borisov, me ndeshjen që nis në orën në orën 20:45. Për raundin “play off” të Ligës së Konferencës, më herët në orën 17:00 luan në stadiumin e Ohrit edhe Struga kundër islandezëve të Breidablikut. Në konferencat e zakonshme për mediat kanë dalë dje trajnerët nga Tirana, Ilir Daja dhe Shpëtim Duro.

struga ballkani

“Në një moment të tillë, përfaqësimi ynë kalon përtej Ballkanit të Suharekës, pasi përfaqësojmë edhe Kosovën. Ditët e fundit i kam ndarë lojtarët në dy grupe, ata që luajtën në kampionat dhe ata që qëndruan pushim. Në këtë seancë që na ka mbetur do të jemi të gjithë të bashkuar. BATE Borisov ka eksperiencë në kompeticionet europiane, por kjo nuk do të na pengojë që ne të japim maksimumin tonë. Në këto dy ndeshje gjithçka do të jetë e hapur dhe nuk do të ketë favoritë”, kathënë Daja.

Ndërsa trajneri i Strugës, Duro, është optimist para sfidës me islandezët. “Është një arritje e jashtëzakonshme, por plotësisht e merituar nga ajo që ka dhënë skuadra në këto 6 ndeshje europiane. Tashmë kemi dy ndeshje për të kaluar nëfazën e grupeve dhe oreksi vjen duke ngrënë. Do të mundohemi të japim maksimumin, duke shpresuar të kalojmë më tej. Skuadra më ka befasuar, sepse të gjitha ndeshjet i kemi zhvilluar metë njëjtën organikë, me të njëjtin formacion, dhe kemi luajtur jashtëzakonisht mirë. Breidablikut luan një futboll fizik, është agresive, por unë kam besim tek ekipi im”, deklaroi Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"