Balaj dhe Roshi e nisin me fitore aventurën në kampionatin rus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2016 | 22:02

Balaj dhe Roshi e nisin me fitore aventurën në kampionatin rus

Bekim Balaj dhe Odise Roshi e kanë nisur mirë aventurën në Rusi. Ekipi i dy futbollistëve të kombëtares kuqezi ka arritur të marrë fitore në ndeshjen hapëse të kampionatit.13659011_1256658094344637_8597265138606827506_n

Balaj e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe më pas u zëvendësua 7 minuta nga fundit. Kurse roshi hyri si zëvendësues në minutën e 59’.

Terek Grozni fitoi me rezultatin 1-0 ndaj FK Krylya Sovetov Samara me gol të realizuar me 11-metërsh nga Grozav, 15 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"