Austria e Vjenës interesohet për transferimin e Liridon Latifit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2016 | 15:11

Austria e Vjenës interesohet për transferimin e Liridon Latifit

Liridon Latifi mbetet një nga lojtarët më të kërkuar te Skënderbeu dhe gjithmonë në qendër të vë- mendjes së ekipeve të huaja për shërbimet e tij. Mesfushori i Kombëtares U-21 të Shqipërisë është një nga “xhevahirët” e korçarëve, prej të cilit do përfitojnë një shifër të majme në rast transferimi, ashtu siç ndodhi me Peter Olainkën apo Bernard Berishën.

latifi

Huazimi te Kukësi për ndeshjet e Ligës së Europës duket se rezultoi një lëvizje e zgjuar e Skënderbeut për të promovuar akoma më tepër talentin që zotëron. Mediat austriake kanë thurur elozhe në lidhje me lojën e treguar nga Latifi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Vjenë, duke e cilësuar si njeriun që ka bërë diferencën në fushë. Por, duket se nuk ka përfunduar thjesht me disa elozhe paraqitja e tij pozitive.

largea_liridon-latifi-658x4081448040869

Vetë kundërshtari në fushë, Austria e Vjenës është e interesuar për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit. Të befasuar nga kualiteti i tij teknik, duke arritur të bëjë edhe diferencën në duelet një kundër një, ka bërë që drejtuesit ta shikojnë si një përforcim të rëndësishëm edhe për të ardhmen. Pritet që të ketë edhe bisedime zyrtare midis krerëve të klubit vjenez dhe atyre të Skënderbeut, ku edhe vetë dëshira e Latifit do jetë një element i rëndësishëm. Austriakët kanë një buxhet prej së paku 20 milionë eurosh dhe janë të gatshëm të paguajnë një shifër të kënaqshme për kartonin.

Ofertat

Natyrisht interesimi i Austrisë së Vjenës nuk është i pari për shërbimet e Liridon Latifit. Mesfushori ka qenë gjithmonë nën ndjekjen e vazhdueshme të disa klubeve të tjera të huaja që janë vënë në garë për shërbimet e lojtarit. Klub Bruzh ka qenë i pari që ka paraqitur një ofertë reale për lojtarin, por kërkesat ekonomike kanë sjellë dështimin e këtij transferimi që në merkaton e janarit të kaluar.

latifi

Ndërkaq, klubi belg vijon ende të monitorojë situatën dhe ta mbajë nën vëzhgim lojtarin, ndërsa interes kanë shfaqur edhe ekipe të tjera zvicerane që, për momentin, nuk bëhen me dije. Një nga elementët që do bëjë diferencën për të përzgjedhur ekipin e ardhshëm të talentit është pikërisht sasia e parave që janë të gatshëm të paguajnë.

Llazi Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"