Asare del në stërvitje, Tirana në sulm për Kristal Abazajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2017 | 9:21

Asare del në stërvitje, Tirana në sulm për Kristal Abazajn

Dita e dytë e stërvitjes së bardhe bluve është shoqëruar me afrime. Erik Asare më në fund përfundon në destinacion. Transferimi i afrikanit “ngeci” në dimër prej bllokimit të merkatos së Tiranës nga ana e FIFA-s dhe kjo bëri që ganezi 18-vjeçar të përfundonte te Kamza për 4 muaj, paçka se në Shqipëri kishte ardhur pikërisht për bardheblutë.

Asare

Ky lajm është publikuar nga “Panorama Sport” që më 9 shkurt, ndërsa asokohe shkruanim se në klub e kishin cilësuar si pasuesin e Merveilit, të cilin duan që ta shesin. Sulmuesi ka dalë dje në stërvitje me kryeqytetasit, duke i dhënë jetë këtij “operacioni”. Flitet që ai do të nënshkruajë edhe kontratë, e planifikuar që në janar.

Tirana kupa

Pra, Asare mund të konsiderohet afrimi i parë i 24 herë kampionëve të vendit për këtë merkato. Ai është vetëm 18 vjeç dhe pritshmëritë ndaj tij janë të mëdha. Ndaj, nëse shitja e “yllit” kongolez të bardhebluve mbyllet me sukses, ganezi do t’i zërë vendin. Megjithatë, kjo periudhë pritet që të shërbejë si provë. Stafi teknik do të ketë mundësi ta shohë nga afër dhe më pas do të vendosë.

ABAZAJ

Tirana po mendon që për Ligën e Europës, përveç grupit aktual, të përforcohet me lojtarë të marrë “borxh”. Klubi ka planifikuar disa huazime, e megjithatë ende nuk ka ndonjë zyrtarizim në këtë drejtim. Gjithsesi, gazeta zbulon se në listën e dëshirave është edhe Kristal Abazaj, mesfushori i talentuar i skuadrës gjirokastrite.

Abazaj

Vlen të theksohet se nuk kanë nisur as negociatat dhe ky është plani fillestar i drejtuesve. Por, nëse këtë ide duan që ta vendosin në zbatim, fillimisht duhet të flasin me Luftëtarin, pra t’i bëjnë një kërkesë zyrtare me shkrim.

Abazaj

Nëse homologët i japin OK-in, atëherë Abazaj mund të japë kontributin e tij për bardheblutë në turin e parë. Kryeqytetasit nuk kanë shumë kohë, pasi më datë 19 duhet të bëjnë federimet, ndaj pritet që orët e ardhshme të jenë vendimtare për përforcimin e skuadrës.

Adela Merko

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"