Arteta: Sezoni më i fortë, përpara kemi një maratonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 16:29

Arteta: Sezoni më i fortë, përpara kemi një maratonë

Premier Liga nuk pushon edhe këtë mesjavë, ndërsa kryesuesit e kampionatit anglez, Arsenali, zbret në fushë sot në Luton.

arteta

“Topçinjtë” renditen +2 pikë nga Liverpuli dhe +3 nga Mançester Siti pas 14 javësh, por në konferencën për shtyp, trajneri Mikel Arteta tha se gara e titullit është një maratonë e gjatë. Megjithatë, skuadra e tij ka fituar më shumë pikë se sezonin e shkuar në këtë fazë të sezonit.

“Është ndryshe dhe kampionati është i ndryshëm, pasi liga ka shkuar në një tjetër nivel. Është një kampionat vërtet i vështirë. Ne jemi në një pozicion të mirë dhe nesër duam të jemi në një vend edhe më të mirë. Unë mendoj se si do të luajmë më mirë dhe do të kemi më shumë vazhdimësi në mënyrë që të fitojmë. Ka ende një maratonë të madhe përpara nesh. Inkurajimi vjen duke parë ekipin tim duke luajtur dhe duke parë se sa të uritur dhe të gatshëm janë ata për t’iu qasur çdo seance stërvitore dhe për të fituar. Ajo që bëjnë skuadrat e tjera nuk është në kontrollin tonë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"