Armando Sadiku prezantohet te FC Zyrihu

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 19, 2013 | 11:43

Armando Sadiku prezantohet te FC Zyrihu

[portfolio_slideshow]
Armando Sadiku ka firmosur dhe është prezantuar me ekipin e tij të ri, FC Zyrihu, me të cilin do të luajë që prej janarit 2014. Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Superligës Zvicerane.  Armando Sadiku, pjesë e kombëtares kuqezi, tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e FC Zurihut.  Ai kaloi nga skuadra e Luganos, e cila bën pjesë në kategorinë e dytë helvete, për te skuadra e re në elitën e futbollit të këtij vendi. Ai do të mbajë fanellën me numër 11, ndërsa mendohet se shuma e transferimit shkon te 500 mijë eurot.





www.minuta90.com