Ariel Shtini: Si m’u “dogj” karriera te moldavët e Milsamit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2015 | 12:54

Ariel Shtini: Si m’u “dogj” karriera te moldavët e Milsamit

Shtini goool ndaj TomoritMilsami, skuadra moldave që do të ndeshet me Skënderbeun, ka pasur në gjirin e saj një shqiptar. Po, ishfutbollistin kavajas, Ariel Shtini. Ky i fundit ka një histori sa interesante, aq edhe të dhimbshme me këtë klub.

Firmosi aty për dy vite dhe kur priste që kjo të ishte trampolina e madhe për të, u dëmtua rëndë, aq sa në fund e la futbollin. Sot jeton në Itali, por nuk ngurron të rrëfejë për “Panorama Sport” disa nga “sekretet” e klubit, me të cilin do të përballen korçarët në raundin tjetër të Champions-it.

Ariel, si ishte Milsami?

Ekip i vogël, por i organizuar mjaft mirë. Çfarë ju bëri më shumë përshtypje kur shkuat atje? Kam qenë te Milsami gjithsej katër javë. Isha në test dhe luajta disa miqësore. Më pas u dëmtova dhe gjërat nuk shkuan aspak mirë. Megjithatë, më bëri përshtypje fakti që ishin shumë të organizuar. Ose më saktë shumë më të organizuar se në Shqipëri. Kishin struktura të ngritura. Funksionet ishin të ndara, jo si këtu që është presidenti dhe më pas nuk ka asgjë tjetër…

Çfarë binte në sy tek ai klub?

Mendoj se dëshira për të ndërtuar një të ardhme të sigurt ishte ajo që dallohej më së shumti. Po punonin me projekt real. Interesoheshin për lojtarë të rinj të talentuar që t’i rrisnin vetë dhe më pas të përfitonin duke i shitur. Ishin seriozë në punën e tyre.

Po ju pse nuk vazhduat aty?

Unë firmosa për dy vite pasi kalova të gjitha testet. Isha shumë i lumtur. Por gjatë një ndeshjeje miqësore me Konkordian u dëmtova keq dhe theva një pjesë të kockës. Këmba m’u agravua më pas dhe m’u desh të bëja ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr një pjesë të kockës. Aty më pas mori fund ëndrra për futboll…

Nëse do të kishit pasur më shumë fat, do të kishit qëndruar në Moldavi?

Po, patjetër që po. E kuptova menjëherë se ishin shumë ambiciozë dhe shikoni ku janë sot. Vërtetë fokusoheshin te talentet, por ama kishin edhe investime. Sidomos në infrastrukturë.

Si ishte Milsami në raport me klubet e tjera moldave si Dacia Kishinau apo Sherfi Tiraspol?

Para dy vitesh nuk ishte si sot. Mos harroni, ai është klub i ri, as dhjetë vite nuk ka që është formuar. Atëherë nuk matej dot as në buxhet dhe as në famë me dy klubet që përmendët ju. Ishte klub i periferisë së kryeqytetit, fjala vjen si të ishte Kamza në raport me Tiranën, por ama ishte klub në ndërtim me themele të forta.

Çfarë tjetër ju tërhoqi vëmendjen?

Kishte pak tifozë… Nuk kishte asnjë grup ultrasish të dallueshëm dhe shpesh herë prania e tyre në stadium ishte sporadike.

Si është Milsami në raport me Skënderbeun?

Realisht nuk di të them se në ç’gjendje janë tani, por ama di që kanë investuar shumë në ekip. Kanë marrë lojtarë cilësorë. Gjithsesi, unë kam besim se Skënderbeu është ekip më ekspert, qoftë edhe në arenën ndërkombëtare. Mendoj se Skënderbeu e kalon turin nëse hyn me besim në fushë dhe nëse shfaq mirë potencialin që ka.

Intervistoi: Jetmir Halilaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"