Andi Ribaj si meteor, provohet e largohet nga Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2016 | 11:41

Andi Ribaj si meteor, provohet e largohet nga Partizani

Pas problemeve të dy javëve të para në repartin e sulmit, drejtuesit e Partizanit kanë bërë dje një lëvizje të fundit në merkato për të afruar një sulmues.

Ribaj ne Izrael

Në miqësoren që skuadra e dytë ka luajtur ndaj Dinamos është shfaqur Andi Ribaj, i kthyer nga Izraeli pas aventurës me Ironi Kiryat Gatin, ku shënoi një gol në 29 ndeshje të luajtura. Gjatë kësaj periudhe pas kthimit nga Izraeli, Ribaj është stërvitur tek Apolonia, ndërsa është përfolur si alternativë edhe në disa ekipe, por nuk ka firmosur.

E njëjta gjë duket se do të ndodhë edhe me Partizanin. Sulmuesi ka luajtur në takimin miqësor me Dinamon, por me sa duket nuk ka bindur stafin teknik. Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije se nuk do t’i ofrojnë një kontratë lojtarit për sezonin që sapo ka nisur. Edhe pse merkatoja e Superiores është mbyllur, në rast se do të vendosej që Ribaj të firmoste, ai do të federohej me Partizanin B dhe më pas të vihej nën urdhrat e trajnerit Sormani.

Partizani B

Sulmi

Reparti i avancuar vazhdon të jetë një problem te skuadra e Partizanit dhe me sa duket edhe në takimin ndaj Teutës, trajneri Sormani do t’i besojë Ekubanit. Kjo, pasi sulmuesi i ardhur në momentet e fundit të merkatos, Ben Azubel, vazhdon të jetë i dëmtuar dhe ende nuk dihet se kur do të zbresë në fushë. Lojtari u afrua me shumë bujë në kampin e kuq, megjithatë ende nuk ka treguar vlerat e tij në fushën e lojës. Ndërkohë, burime pranë të kuqve kanë konfirmuar se edhe stafi teknik nuk është se ka mbetur shumë i kënaqur nga ajo që lojtari ka treguar në seancat stërvitore ku ka qenë i pranishëm me kohë të plotë.

Ben Azubel

Por nëse Azubel pritet që të rikuperohet për të qenë në fushë, ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me sulmuesin tjetër të të kuqve, brazilianin Karlos Henrike. Ky i fundit ende nuk është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm, ndaj nuk mund të luajë. Klubi kryeqytetas vazhdon të jetë në pritje, por deri më tani nuk ka asnjë sinjal. Sa i takon performancës së tij në fushë, mbetet për t’u parë.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"