Abazaj bëhet gati për debutimin, Ethemi zëvendëson Musollin. Kukësi me surpriza ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2019 | 11:38

Abazaj bëhet gati për debutimin, Ethemi zëvendëson Musollin. Kukësi me surpriza ndaj Flamurtarit

Kukësi është gati. Vetëm dy seanca dhe skuadra ka marrë direkt rrugën drejt Vlorës, atje ku do të përballen me Flamurtarin sot në orën 19:00.

kukesi

Verilindorët zhvilluan stërvitjen e fundit në kryeqytet dhe grupi ishte thuajse i plotë, pa përfshirë Besar Musollin. Kapiteni po zhvillon terapi intensive për t’u rikuperuar për javën e 3- të. Ndonëse vend për panik nuk ka, stafi teknik dhe ai mjekësor nuk duan që ta rrezikojnë 30-vjeçarin.

Abazaj

E megjithatë, pranë ekipit do të jetë, pasi do të niset sot drejt qytetit bregdetar. Këtë herë mungon edhe Bruno Lulaj, i pezulluar prej të kuqit. Por, 11- shja do të ketë surpriza. Fill pas firmës, Kristal Abazaj ka nisur stërvitjen me ekipin dhe sot pritet që të debutojë.

Abazaj

Ishte drejtori Nderim Nexhipi që e prezantoi mesfushorin para ekipit, pritshmëritë ndaj të cilit janë të mëdha. Gjithashtu, ai kërkoi nga shokët e skuadrës ta mirëpresin, pasi në grup mund të bëjnë shumë. Skuadrës i është bashkuar edhe qendërmbrojtësi Gëzim Krasniqi, i cili mungonte prej 5 muajsh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"