Shqipëria U-21, drejt Finlandës për të mbrojtur kreun e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2023 | 21:55

Shqipëria U-21, drejt Finlandës për të mbrojtur kreun e grupit

Kombëtarja U-21 ka mbërritur mesditën e së mërkurës në Finlandë, për të luajtur ndeshjen e radhës për llogari të kualifikueseve të “Euro 2025” për 21-vjeçarët.

U21

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi mbylli të martën seancat përgatitore në Shqipëri dhe dje kreu të radhës në Finlandë prej orës 18:00. Shqipëria U-21 ndeshjen me Finlandën U-21 e ka në program për ta luajtur nesër, prej orës 17:00, ndërsa tri ditë më pas, më 17 tetor, do të luajë ndaj Malit të Zi në “Egnatia Arena” prej orës 14:30. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi janë shortuar në grupin E për Europianin e Sllovakisë dhe pas dy ndeshjeve të para renditen në krye të grupit me 6 pikë.

Sa i përket listës, ajo ka pësuar ndryshime, teksa Marçelino Preka i Partizanit është dëmtuar dhe në vendin e tij vjen Elmando Gjini i Xhenoas. Ndërkohë edhe Dion Berisha, që ka qenë pjesë e Kosovës dhe u afrua, nuk do të jetë për shkak të dokumentacionit që nuk është ende gati. Në vendin e tij vjen Ermir Selimaj. Këto dy ndeshje të radhës janë shumë të rëndësishme për skuadrën e Bushit, pasi në rast rezultatesh pozitive, kuqezinjtë do të konfirmoheshin si kokë grupi dhe si favoritë për të shkuar në Europian.

U21

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"