VIDEO/ Tirana me gjest të madh, bardheblutë publikojnë pamjet nga momentet kur ndihmuan të prekurit e tërmetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 16:39

VIDEO/ Tirana me gjest të madh, bardheblutë publikojnë pamjet nga momentet kur ndihmuan të prekurit e tërmetit

Tërmeti i fortë që preku Shqipërinë , i cili shkaktoi dëme të shumta dhe dhjetëra të vdekur, bëri që shumë njerëz të merrnin nisma për t’iu ardhur në ndihmë të  prekurve.78192813_2431363880453053_6269405968614817792_n

Nuk mund të rrinin indiferent as klubet e futbollit, të cilat njëkohësisht erdhën në ndihmë të të prekurve. Një nga këto klube ishte edhe Tirana, të cilët që në ditën e parë hapën dyert e stadiumit “Selman Stërmasi” duke ngritur çadra aty. Bardheblutë gjithashtu ofruan edhe ndihma me veshje apo edhe ushqime, për njerëzit në nevojë.

Ekipi kryeqytetas nëpërmjet “Facebook” ka postuar një video, ku ka treguar të gjitha momentet, nga fillimi kur hapën stadiumin për të prekurit, deri te momenti kur shpërndanë ndihmat.

Një gjest ky i madh nga Tirana, të cilët nga momenti i parë i kanë ardhur në ndihmë familjeve në këtë moment të vështirë.

Për më shumë shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"