50 shoqëritë sportive më të pasura në planet, Mançester Junajtid i 2-ti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 22:22

50 shoqëritë sportive më të pasura në planet, Mançester Junajtid i 2-ti

Forbes ka hartuar listën e re të 50 shoqërive sportive më të pasura në planet. Futbolli nuk mund të mungojë në podium, po vendi i parë i përket një tjetër futbolli, atij amerikan. Me 4.8 miliardë vlerë, Dallaj Kaubojs janë shoqëria sportive më e vlefshme. Pas tyre renditet Mançester Junajtid me 700 milionë më pak.

mach

Mes vendit të dytë dhe Realit të Madridit që mbyll podiumin, vetëm 114 milionë euro diferencë, pak a shumë sa shuma që Juventusi pagoi për Kristiano Ronaldon. Në listën totale, Barcelona mban vendin e katërt, teksa për sa u përket klube europiane është e treta. Mes pasanikëve të sportit, diktatura është amerikane, teksa për të gjetur një tjetër klub topkëmbe duhet të zbresim në vendin e 30-të ku ndodhet Mançester Siti.

Sweden Soccer Europa League Final

Në vendin e 39-të ndodhet Arsenali me një vlerë tregu prej 2.2 miliardë dollarë. Derbi i Londrës luhet edhe në këtë aspekt, me Çelsin që qëndron në vendin e 46-të për shkak të 160 milionë eurove që e ndajnë nga “Topçinjtë”. Me bejsbollin dhe basketbollin që plotësojnë sportet ku investohet më shumë, në këtë listë prestigjioze nuk ka asnjë klub tjetër europian, teksa Nju Jorku mund të krenohet me tre klube nga tre sporte në listën e dhjetë më të pasurve globalë.

klubet me te pasura

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"