E KRYER/ 200 milionë euro në sezon, Kristiano Ronaldo i thotë “PO” skuadrës së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 14:40

E KRYER/ 200 milionë euro në sezon, Kristiano Ronaldo i thotë “PO” skuadrës së…

Mungon vetëm firma dhe zyrtarizimi, por duket gjithçka e kryer për kalimin e Kristiano Ronaldos te Al-Nassr në Arabinë Saudite!

RONALDO

Sipas asaj që raporton e përditshmja iberike, “MARCA”, ylli portugez është bindur nga oferta faraonike e sheikëve arabë dhe do të jetë një lojtar i tyre që nga 1 janari i vitit 2023.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” do të firmosë një kontratë për dy vite e gjysmë, nga ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon.

Mesa duket portugezi ka bërë një hap pas nga dëshira e tij për të luajtur me një skuadër europiane që është ende në Champions, duke u joshur nga oferta e parezistueshme e sauditëve.

Aktualisht, 37-vjeçari është i angazhuar me Portugalinë në Botërorin e Katarit, teksa në fazën çerekfinale do të gjejnë përballë Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe të Granit Xhakës, të martën e 6 dhjetorit, në orën 20:00.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"