143 ndeshje dhe 12 gola/ Mesfushori i Kombëtare largohet nga skuadra italiane, por mbetet në Serinë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2024 | 23:46

143 ndeshje dhe 12 gola/ Mesfushori i Kombëtare largohet nga skuadra italiane, por mbetet në Serinë B

Emanuele Ndoj largohet zyrtarisht nga Bresha. Mesfushori shqiptar ka ndërprerë me marrëveshje kontratën që e lidhte me klubin italian deri në fund të sezonit dhe nga dje është një lojtar i lirë. Emanuele Ndoj u bashkua me Breshan në sezonin 2016- 2017 dhe ka luajtur 143 ndeshje dhe 12 gola me fanellën e “dallëndysheve”.

Ndoji

Mesfushori ka luajtur thuajse të gjithë karrierën e tij te Bresha, me përjashtim të një aventure të shkurtër 6- mujore te Kozenca në vitin 2022 ku edhe ishte huazuar.

ndojiiii

Emanuele Ndoj është aktivizuar edhe 6 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, në kohën kur trajner ishte italiani Kristian Panuçi, madje ka shënuar edhe një gol në miqësoren kundër Ukrainës në vitin 2018. Pas largimit nga Bresha, destinacioni i radhës për Ndojin pritet që të jetë Kalçio Leko, po në Serinë B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"