Zyrtarizohet nga drejtori në FSHF, një nga ndeshjet e Final Four nuk luhet në “Arena Kombëtare”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2025 | 22:16

Zyrtarizohet nga drejtori në FSHF, një nga ndeshjet e Final Four nuk luhet në “Arena Kombëtare”

Sot u hodh shorti për Final Four në “Shtëpinë e Futbollit”. Vllaznia do të sfidojë Dinamon, më 4 maj dhe Egnatia do të përballet me Partizanin, më 5 maj.

bandicam 2025-04-29 15-15-01-075

Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, zbuloi pas shortit se finaja e vogël për vendin e tretë do të luhet në “Elbasan Arena”.

Një ndryshim ky për fazën Final Four. Kujtojmë se në edicionin e kaluar, Vllaznia dhe Skënderbeun matën forcat në “Arena Kombëtare” për vendin e tretë.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhet në stadiumin e kryeqytetit më 4 dhe 5 maj, ora 20:00. Finalja e madhe do të jetë po ashtu në “Arena Kombëtare”, më 12 maj.

PANORAMASPORT.AL