Postuar: Shkurt 3, 2026 | 21:15
ZYRTARE/ Zgjidhet “ngërçi”, një kampion gati për Tiranën në… derbi
Zgjidhet më në fund “ngërçi”. Portieri i Tiranës, Visar Bekaj, është federuar zyrtarisht dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ardian Nuhiu që nga dueli i radhës ndaj Dinamos.

28-vjeçari ka pranuar të kthehet në kryeqytet, pasi e mbylli me Hatajspor. Nga klubi turk u larguan të gjithë lojtarët e huaj, pas problemeve me pagat.
Bekaj ishte titullar i rëndësishëm i titullit të fundit kampion në vitin 2022. Portieri i përfaqësueses së Kosovës shfaqet si transferim i bujshëm te bardheblutë.
Tafas deri tani ishte zgjedhje e parë. Me këtë lëvizje surprizë, Tirana le të kuptohet se do ia besojë Bekajt vendin në portë, pavarësisht se gardiani aktual ka bërë mjaft mirë.
PANORAMASPORT.AL













