Postuar: Korrik 3, 2025 | 16:34
ZYRTARE/ Vora “pa frena” në merkato, prezanton ish-mesfushorin e Visla Krakov
Skuadra e Vorës, që arriti të siguronte ngjitjen historikë në elitën e futbollit shqiptar, është tepër aktive në këtë merkato vere, teksa së fundmi ka afruar në skuadër, ish-mesfushorin e Visla Krakov, Enis Fazlagiç. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi nga periferia e kryeqytetit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Mesfushori nga Maqedonia e Veriut, do të jetë pjesë e Vorës sezonin e ardhshëm, pasi mbylli aventurën me Visla Krakov, teksa më herët ka qenë pjesë e Skopje, Shkëndijës, MSK Zilina, Dunajska Streda dhe Gornik Leczna.

Vlen të theksohet fakti se ai ka debutuar edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, më 12 qershor të vitit 2022.
NJOFTIMI ZYRTAR I VORËS:
Mirë se vjen Enis Fazlagic!
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, Enis Fazlagic.
Fazlagic vjen me përvojë të konsiderueshme nga kampionati Polak dhe Sllovak, ku së fundmi ishte pjesë e Wisla Kraków. Më herët ka qenë pjesë e Gornik Leczna, MSK Zilina dhe Shkendija Tetovës dhe ka regjistruar paraqitje edhe me Kombëtaren Maqedonas nga U-15 deri tek ekipi i parë.
Me cilësitë e tij teknike dhe eksperiencën, besojmë se do të sjellë vlerë të shtuar në repartin e mesfushës dhe do të ndihmojë skuadrën drejt objektivave tona.
Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Enisit dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.
PANORAMASPORT.AL













