Postuar: Shtator 18, 2025 | 22:09
ZYRTARE/ U largua papritmas nga klubi i Superiores, mesfushori prezantohet në… Belgjikë
Matias Lloci bëri njoftimin e papritur në rrjetet sociale më 9 shtator teksa bëri të ditur largimin e tij nga Teuta. Por ditën e djeshme ai është prezantuar te klubi i ri. Bëhet fjalë për KSC Lokeren, që luan në ligën e dytë belge.
“Mesfushori sulmues 25-vjeçar vjen nga KF Teuta. Bashkatdhetari ynë ishte titullar i rregullt për klubin e divizionit të parë shqiptar, duke bërë 53 paraqitje gjatë një viti e gjysmë të kaluar. Matias sjell kreativitet dhe aftësi futbollistike në Lokeren.
Mirë se vini në Daknam! 👏”, shkruhet në postimin e klubit belg.
PANORAMASPORT.AL













