Postuar: Janar 2, 2026 | 17:07
ZYRTARE/ U largua nga Tirana, futbollisti 27-vjeçar prezantohet te skuadra pretendente në Greqi
Viktor Fernandez, mbylli bashkëpunimin me Tiranën, teksa nuk ka humbur kohë, për të nisur një aventurë të re, duke u prezantuar te skuadra greke e Niki Volos, që militon në Super Ligën 2 dhe ka si objektiv ngjitjen në elitën e futbollit helen.

Në 15 ndeshje, skuadra e Niki Volos, ka siguruar 32 pikë, duke u renditur në vendin e tretë me diferencën 5 pikë nga kryesuesit e Iraklis 1908.
Me fanellën e Tiranës, anësori spanjoll regjistroi 15 paraqitje, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Ka qenë faqja zyrtare e klubit grek që ka prezantuar futbollistin 27-vjeçar.
PANORAMASPORT.AL













