ZYRTARE/ U afrua me bujë, por largohet si dështim nga Superiorja. Teuta prish kontratën me sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2026 | 11:44

ZYRTARE/ U afrua me bujë, por largohet si dështim nga Superiorja. Teuta prish kontratën me sulmuesin

Klubi i Teutës vazhdon spastrimet në janar, duke larguar futbollistët që kanë jashtë planeve apo që kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre deri tani.

asdsadasdasd

Klubi durrsak ka bërë të ditur se ka mbyllur marrëveshjen edhe me sulmuesin Sebastian Gonzalez Zela. Futbollisti ishte afruar me shumë bujë në merkaton e verës, por nuk ka lënë shenjë në eksperiencën e tij me durrsakët, pasi peruani nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në asnjë nga 12 ndeshjet ku luajti, duke përfunduar në stol.

“KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Sebastian  Gonzales  Zela.

Klubi e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhej në njoftimin e Teutës.

PANORAMASPORT.AL