ZYRTARE/ Tirana këmbënguli për ta larguar prej muajsh, sulmuesi surprizon me zgjedhjen për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2025 | 22:55

ZYRTARE/ Tirana këmbënguli për ta larguar prej muajsh, sulmuesi surprizon me zgjedhjen për të ardhmen

Admir Bajroviç ka akord me Olimpiakos Nikosian në Qipro. Këto të fundit luajnë në kategorinë e dytë të futbollit qipriot.

Screenshot 2025-06-21 135621

Olimpiakos Nikosia ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi 29-vjeçar po pritet për testet mjekësore, pasi akordi është arritur. Bajroviç ndërkohë do e ketë eksperiencën e parë në Qipro.

Ish-sulmuesi i Tiranës nuk pati minuta të shumta te bardheblutë. Në 21 paraqitje të kampionatit shënoi katër gola dhe asistoi një tjetër. Divorci me kryeqytetasit duke i pashmangshëm, teksa ishte paralajmëruar prej muajsh.

PANORAMASPORT.AL