ZYRTARE/ Tirana e largoi si dështim, trajneri shqiptar përfiton dhe merr në skuadër mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2026 | 17:26

ZYRTARE/ Tirana e largoi si dështim, trajneri shqiptar përfiton dhe merr në skuadër mbrojtësin

Xhorxhos Valerianos është zyrtarisht lojtar i PAE Hania në Greqi. Te ky klub është trajner Shefki Kuqi, që dha dritën jeshile.

Screenshot 2026-01-09 172352

Valerianos rikthehet kështu sërish në Greqi dhe do luajë në ligën e dytë. 33-vjeçari me eksperiencë luajti 15 ndeshje me bardheblutë.

Në merkaton e dimrit u bë një nga dhjetë lojtarët e përzgjedhur, për t’u larguar.

PANORAMASPORT.AL