ZYRTARE/ Përforcimi i parë në merkato, Dinamo prezanton futbollistin që ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë
Konfirmohet lajmi i publikuar nga “Panorama Sport”, në 11 maj, Ysni Ismaili është zyrtarisht pjesë e Dinamo Sitit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi blu, bën me dije se mbrojtësi 23-vjeçar ka firmosur kontratën me klubin dhe i është bashkuar ekipit të Ilir Dajës në stërvitje.

Ai aktivizohet në linjën e djathtë dhe transferohet te 18 herë kampionët e Shqipërisë nga Vora. Ismaili më parë ka luajtur në Maqedoninë e Veriut dhe ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë. 23-vjeçari është përforcimi i parë i “Nëndetëses” në këtë merkato vere.
NJOFTIMI I PLOTË I DINAMOS:
Ysni Ismaili, zyrtarisht blu!
Ysni Ismaili është zyrtarisht pjesë e Dinamo City. Mbrojtësi 23-vjeçar ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Ai aktivizohet në linjën e djathtë dhe vjen te 18 herë kampionët e Shqipërisë nga Vora. Më parë ka luajtur në Maqedoninë e Veriut dhe ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë. Ismaili është përforcimi i parë i “Nëndetëses” në këtë merkato vere.













