ZYRTARE/ Përforcim në repartin e mbrojtjes, klubi i Kategorisë së Parë firmos me ish-futbollistin e Elbasanit
Rei Zaimi është futbollisti më i ri i Luftëtarit. Ai qëndroi për 2 vite te Elbasani dhe u transferua në merkaton e janarit te Pogradeci.

Pas vetëm 3 javësh te liqenorët ai u largua dhe që prej atëherë ishte pa klub. Zaimi është gati për aventurën e re me gjirokastritët.
POSTIMI I PLOTË
✍️ ZYRTARE: Rei Zaimi, përforcimi më i ri në mbrojtje për Luftëtarin!
Klubi i futbollit AF Luftëtari ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit 26-vjeçar Rei Zaimi, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bluzi për sezonin 2025–26.
Zaimi vjen me eksperiencë dhe qëndrueshmëri, i gatshëm të sjellë siguri dhe lidership në prapavijën e Luftëtarit. Me grintë në fushë dhe përkushtim maksimal, ai pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në linjën mbrojtëse.
Mirësevjen në Gjirokastër, Rei! 🔵⚫
#ReiZaimi #Luftëtari #Bluzi #ForcaLuftëtari #Transferim
PANORAMASPORT.AL













