ZYRTARE/ Pas suksesit vijnë ndryshimet me peshë, portieri i klubit të Superiores njofton largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2026 | 12:22

ZYRTARE/ Pas suksesit vijnë ndryshimet me peshë, portieri i klubit të Superiores njofton largimin

Klevis Hasanbelli e ka mbyllur me Laçin. Portieri i lindur në Lushnjë njoftoi vendimin përmes rrjeteve sociale.

Screenshot 2026-05-27 121706

Hasanbelli u afrua te Laçi në verën e vitit të kaluar. Gjatë këtij sezoni luajti 17 ndeshje duke pësuar 16 gola, ndërsa pesë herë e mbajti portën e paprekur.

“Sot dua të përshëndes dhe të falënderoj gjithë çunat e KF Laçi, bashkë me stafin , për gjithçka që kemi kaluar bashkë. Ishte një kënaqësi të punoja dhe të ndaja çdo moment me një grup kaq të mirë. Faleminderit për respektin, mbështetjen dhe atmosferën që krijuat çdo ditë”, shkruan Hasanbelli.

Në sfidat e fundit të kampionatit ishte Ortelio Biba që aktivizohej si titullar. Laçi ndërkohë arriti objektivin e rikthimit në elitë, ndërsa e mbylli si kampion në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL