Postuar: Mars 8, 2025 | 22:22
ZYRTARE/ Nuk kishte hapësira tek Egnatia, sulmuesi befason me klubin e ri
Jouzas Lubas do të vazhdojë karrierën e tij te TransINVEST në ligën e dytë të Lituanisë. Sulmuesi që u shpall kampion me Egnatian në sezonin e kaluar ka befasuar me zgjedhjen e tij.

Kujtojmë se 22-vjeçari u transferua te Egnatia rreth një vit më parë. Për shkak se nuk kishte shumë hapësira, u vendos në verë për huazimin e tij te Ferizaj në Kosovë.
Eksperienca atje zgjati deri në fundin e vitit. Vend për lituanezin nuk kishte tek Egnatia, kështu që rrugët e tyre u ndanë që në janar.
Më parë, Lubas ka luajtur në elitën e futbollit lituanez.

PANORAMASPORT.AL













