Postuar: Qershor 10, 2025 | 12:48
ZYRTARE/ Nga një klub kampion te tjetri, Egnatia prezanton përforcimin e parë për sulmin
Sulmuesi Kastriot Selmani është zyrtarish lojtar i Egnatias. Ai ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare dhe kjo është bërë e ditur nga vetë klubi rrogozhinas.
Rikujtojmë që 25-vjeçari fitoi titullin kampion me Dritën në Superligën e Kosovës dhe tashmë nga një klub kampion, i bashkohet kampionëve të Shqipërisë.
REAGIMI
Kastriot Selmani pjesë e kampionëve.Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se sulmuesi ka nënshkruar kontratën për 2 vjet.Mirë se erdhe dhe suksese!
PANORAMASPORT.AL













