ZYRTARE/ Nga kampionët e Shqipërisë te Tirana, konfirmohet lajmi i “Panorama Sport” për surprizën e merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2026 | 13:33

ZYRTARE/ Nga kampionët e Shqipërisë te Tirana, konfirmohet lajmi i “Panorama Sport” për surprizën e merkatos

Klajdi Kuka është zyrtarisht lojtar i Tiranës, ndërsa “Panorama Sport” e kishte paralajmëruar këtë lëvizje. Portieri është prezantuar sot pas Redon Xhixhës.

Screenshot 2026-01-08 132957

“Njihuni me Klajdi Kukën. I bashkohet portierëve tonë. Gati për të mbrojtur ekipin dhe të mbajë rrjetën e paprekur”, shkruan Tirana.

Kuka afrohet si surprizë në merkato, pasi e mbylli me Egnatian. 35-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Egnatias.

Portieri i bardhebluve zëvendëson Leon Kozin. Produkti i bardhebluve ishte pjesë e dhjetë largimeve gjatë merkatos së janarit.

PANORAMASPORT.AL